Konfirmon edhe prokuroria: Polici u vra aksidentalisht - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konfirmon edhe prokuroria: Polici u vra aksidentalisht

NULL NULL
4 months më parë

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka dhënë detaje për vdekjen e një polici.

Kjo prokurori ka konfirmuar se B.T. u vra aksidentalisht.

Atij, derisa ishte në një trajtim, i është shkrepur arma.

“Sot, rreth orës 10:30, në poligonin e gjuajtjes të policisë në fshatin Cërrnushë të Mitrovicës, një polic me iniciale B.T., 44 vjeç, derisa ka qenë në gjuajtje në kuadër të një trajnimi të rregullt, aksidentalisht i është shkrepur arma zyrtare dhe për pasojë është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ku personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori kujdestar i DKR të PTH Mitrovicë dhe, sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur aksidentalisht. Trupi i pajetë i të ndjerit, me urdhër të prokurorit, është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Vetëvritet aksidentalisht një polic në Mitrovicë