21:42, 28 Janar 2020

Policia në Prizren kanë konfirmuar se gjatë një aksioni të policisë ka ndodhur një shpërthim dhe se një zyrtar policor ka humbur jetën.

Si pasojë e shpërthimi kanë mbetur të lënduar edhe dy pjestarë tjerë të Policisë si dhe një qytetar, njofton Klan Kosova.

“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fsh. Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shperthim ku si pasoj e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtar policor dhe një qytetar”.

“Si pasojë e lëndimeve/plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë. Njësitet policore relevante dhe stafi menaxhues i PK-se kanë dalur në vendin e ngjarjes. Për informacione tjera do tju njoftojmë në vijim”, thuhet në komunikatë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë