Konfirmohet rasti i parë me COVID-19 në fshatin olimpik të Tokios NULL NULL 17.07.2021 15:53 17.07.2021 15:53 Organizatorët e Olimpiadës së Tokios të shtunën raportuan rastin e parë të COVID-19 në fshatin olimpik, së bashku me 14 raste të tjera të reja lidhur me Lojërat Olimpike të cilat fillojnë javën e ardhshme, duke ngritur dyshime të reja mbi premtimet për një ngjarje “të sigurt”. Rastet e fundit janë një goditje për organizatorët lokalë dhe Komitetin Ndërkombëtar Olimpik, të cilët kanë insistuar se Lojërat nuk do të bëhen një ngjarje super-përhapëse, përcjell Klankosova.tv. Organizatorët e Tokios konfirmuan se një vizitor nga jashtë që punonte për Olimpiadën ishte testuar pozitivisht në një kontroll rutinë të premten. Kombësia e personit nuk u zbulua për shkak të shqetësimeve të privatësisë. Rastet e tjera përfshinin dy anëtarë të medias, shtatë kontraktorë dhe pesë personel të Lojërave. Rasti në fshatin olimpik, një vend prej 44 hektarësh i ndërtuar në bregdetin e Tokios, është veçanërisht shqetësues pasi shumica e 11 mijë garuesve do të qëndrojnë atje, raporton Reuters. Presidenti i KNO Thomas Bach, duke u ballafaquar me një kundërshtim të paparë ndaj një Olimpiada, pranoi shqetësimet në publikun japonez por i nxiti ata të mirëpresin atletët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.