Konfirmohet që Xhaka luan ndaj Anglisë, dyshohej për lëndim NULL NULL 05.07.2024 09:27 05.07.2024 09:27 Granit Xhaka Granit Xhaka do të luajë kundër Anglisë në çerekfinalen e EURO 2024-shit të shtunën. Kapiteni i Zvicrës është ndër lojtarët më të spikatur të këtij Evropiani, duke e udhëhequr Zvicrën deri në këtë pikë me performancat e tij vendimtare, shkruan klankosova.tv. Sidoqoftë, ai këto ditë dyshohej për një lëndim të muskulit ngjitës, mirëpo tani gjithçka është qartësuar pasi ka skanuar atë pjesë të trupit. Ky po që është stinori i karrierës së shqiptarit të Zvicrës që sivjet po ashtu bëri histori me klubin e tij, Bayer Leverkusen. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.