Konfirmohet: Nuk ka më Top Fest NULL NULL 12.05.2015 07:00 12.05.2015 07:00 Festivali i muzikës moderne Top Fest është në fazën gjysmë finale të edicionit të 12-të, mirëpo mesa duket i ka ardhur fundi. Këtë lajm e ka konfirmuar Lori Hoxha, producentja e këtij festivali e cila në një intervistë ka thënë se Top Fest ka përfunduar misionin që ka pasur. “Në gjykimin tonë, festivali si formë e ka kryer misionin e tij. Top Fest nisi 12 vite më parë si një filizë në mes të shkretëtirës dhe vit pas viti u rrit deri në pikën që është sot, pra po në mes të shkretëtirës, por tashmë si një qytet madhështor, përfytyroni Dubain.” – deklaroi Lori. Në edicionin e fundit po marrin pjesë emra si Ledri Vula, Ermal Fejzullahu, Lumi B, Noizy, Elgit Doda, Teuta Kurti, Gjiko, Jericho e shumë këngëtarë të tjerë./ Prive.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "The Sun": Rita u kthye në atdhe për një dokumentar mbi kulturën e rinisë së Kosovës 8 orë më parë