Konfirmohet një i vrarë dhe një i plagosur në Klinë NULL NULL 13.11.2024 18:26 13.11.2024 18:26 Fotografi ilustruese, e përpunuar nga Klankosova.tv. Është konfirmuar një i vrarë dhe një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë. Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin Pejës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se në lidhje me këtë rast, është arrestuar një i dyshuar. “Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, thuhet tutje në konfirmim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hovenier për sulmin në Ibër-Lepenc: I mbështesim hetimet, po punojmë me institucionet e Kosovës për t'i gjetur përgjegjësit 7 minuta më parë