Lajmet e fundit

Nga Klinika e Gjinekologjisë në QKUK, gjatë ditës së sotme kanë ardhur lajme të mira.
Burime të gazetares së Klan Kosova, Arbreshë Uka, kanë bërë të ditur se sot është konfirmuar edhe një rast i shtatzënisë me IVF, transmeton klankosova.tv.
Deri me tani, gjashtë shtatzëni janë konfirmuar në Klinikën e Gjinekologjisë përmes metodës me IVF, shërbim ky falas në QKUK për herë të parë.