Konfirmimi nga Haga: Gucati e Haradinaj, zyrtarisht të lirë (VIDEO) NULL NULL 24.12.2024 20:12 24.12.2024 20:12 Prej kësaj të marte mori emërtim të ri – kryerja e dënimit. Ky është epilogu i parë i këtij lloji nga 6 rastet sa ka në sirtarë Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, teksa Hysni Gucati e Nasim Haradinaj e përfunduan zyrtarisht ndëshkimin prej 4 vjet e 3 muaj. Me këtë kohëzgjatje, krahas 100 eurove, ish-kreu dhe zëvendësi i tij në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishin dënuar nga Apeli i Speciales duke ia hequr vetëm 3 muaj aktgjykimit fillestar të Themelores, për pengim të administrimit të drejtësisë, raporton Klan Kosova. Specialja i tha Klanit se nuk ka nxjerrë akoma ndonjë vendim a njoftim për publikun për këtë rast, por lajmin ia dërgoi dënuarit të parë në historinë e saj. Ndiqeni kronikën e plotë: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë