Konfirmimi i aktakuzës mund të mos bëhet publik (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 20.10.2020 20:27 nga Besnik Tahiri 20.10.2020 20:27 Organizata e Kombeve të Bashkuara me seli në New York ka bërë të ditur se në raportin gjashtëmujor për Kosovën i cili shqyrtohet të mërkurën e 21 tetorit nuk bëhet fjalë se do të akuzohen presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për pengim të punës së Gjykatës Speciale. Tash e një javë media nga Greqia, Serbia, Shqipëria raportojnë se kur të lexohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, vërtetë mban akuza ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Por nga Zyra e Guterres, thonë se ata vetëm do i referohen asaj çka publikoi ZPS. Në muajin qershor ”Raporti i Sekretarit të Përgjithshëm i referohet dhe citon pjesë përkatëse të deklaratës për shtyp të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të publikuara më 24 Qershor 2020, pa shprehur ndonjë pikëpamje për to”, thuhet ndër të tjera nga përgjigjja dhënë për Klan Kosova. Ndërkohë kanë mbetur edhe katër ditë kur të shtunën e 24 tetorit, përfundon afati gjashtë mujor që e ka një gjyqtar i procedurës paraprake nga Haga për të konfirmuar ose jo aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit e disa të tjerëve që u ngrit më 24 prill e u bë publike më 24 qershor. Juristi, Kushtrim Palushi, thotë se mund të ketë konfirmim të aktit-akuzues por se kjo me kërkesë të Prokurorisë mund të mos bëhet publike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë