Konferenca Stoltenberg – Kurti, ndër rastet e rralla kur një sekretar i NATO-s del me një kryeministër të Kosovës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Konferenca Stoltenberg – Kurti, ndër rastet e rralla kur një sekretar i NATO-s del me një kryeministër të Kosovës

NULL NULL
12/08/2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkuren e 17 gushtit do të takohet me të parin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit, në ora 17:00 është paraparë që të dy të dalin me një konferencë për media, njofton Klankosova.tv.

Kjo është ndër herat e rralla që një kryeministër i Kosovës do të del në konferencë për media me një sekretar të NATO-s.

Përpara takimit me Kurtin, Stoltenberg do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ndërsa, një ditë më vonë, më 18 gusht kryeministri Kurti e presidenti serb Vuçiq do të takohen në Bruksel.