Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës, Rama pritet në Romë nga Meloni NULL NULL 10.07.2025 12:17 10.07.2025 12:17 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Romë, atje ku mbahet këtë të enjte “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës. Një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës, raporton abcnewsal, transmeton Klankosova.tv. Gjatë konferencës do të mbahen fjalime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Komuna na la pa bukë”, kompanitë e autobusëve në grevë pasi komuna ua ndaloi hyrjen nëpër Ferizaj (VIDEO) 4 minuta më parë