Lajmet e fundit

Niveli terciar i kujdesit shëndetësor, që është QKUK-ja, tashmë është bërë edhe me drejtor mjekësor.
Në këtë pozitë është emëruar neonatologu Luan Morina, si ushtrues detyre, me një vendim të datës 28 shtator të këtij viti, raporton Klan Kosova.
Paraprakisht, mjeku Morina ka drejtuar kliniken e Neonatologjisë.
Megjithatë, QKUK ende nuk e ka ndryshuar statutin e saj që e parasheh krijimin e kësaj pozitë të re administrative.
Në draftin e tillë që është përgatitur dhe të cilin Klan Kosova e siguruar, në mesin e disa përgjegjësive, Morina si drejtor mjekësor do ta ketë në mbikëqyrje Barnatoren Qendrore dhe ato të Klinikave.
Se, a është emëruar kundërligjshëm, ministri Arben Vitia nuk ka ndonjë koment.
Zbuloni më shumë nga kronika në vijim: