Konferenca e Donatorëve – Soreca: Ndërkombëtarët do të tregojnë nesër solidaritetin e tyre me shqiptarët NULL NULL 16.02.2020 22:26 16.02.2020 22:26 Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca me anë të një reagimi në Twitter ka folur rreth Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet nesër në Bruksel, ku vendet e ndryshme do të kontribuojnë për fazën e rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit të 26-nëntorit. Soreca në reagimin e tij shkruan se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj, mes tjerash ai se komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar. ”Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.”- shkruan Soreca në Twitter. After a very intense preparation, we are now taking the last steps before launching tomorrow the Donors’ Conference for #Albania🇦🇱 The international community will show its solidarity to the Albanian people. The #EU🇪🇺stands by #Albania🇦🇱#Together4Albania pic.twitter.com/ztbkTgxRM6 — Luigi Soreca🇪🇺 (@LSorecaEU) February 16, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Filharmonia e Kosovës koncert të shkurtër në Aeroportin e Romës: "Unë biri yt Kosovë" (VIDEO) 18 minuta më parë