10:37, 12 Mars 2020

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të projektit të UNDP-së në Kosovë “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të Trashëgimisë Kulturore”.

Ajo theksoi se bashkëpunimin e shkëlqyer dhe implementimin e suksesshëm të projektit, i cili përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore ka pasur të integruara tre komponenta, që përfshijnë, përpos trashëgimisë së paluajtshme, edhe trashëgiminë shpirtërore, si dhe komponentën e promovimit dhe edukimit.

Dumoshi në ceremoninë e organizuar deklaroi se MKRS-ja vlerëson lart bashkëpunimin me UNDP-në, në veçanti procesin e konsultimeve në përzgjedhjen e aseteve të trashëgimisë kulturore, ku përzgjedhja ka përfshirë brenda vetes kategori të ndryshme të trashëgimisë së paluajtshme, si: ura, kinema, muze, shkolla, kisha, e varreza.

Ministrja theksoi edhe rëndësinë e projekteve që janë zbatuar i kanë kontribuar diversitetit dhe përfshirjes të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Në fund ajo  u zotua që ministria që ajo drejton është e gatshme që në të ardhmen të ofrojë bashkëpunimin në funksion të mbrojtjes, ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë