Komunistëve iu ndalohen homazhet NULL NULL 05.05.2015 12:01 05.05.2015 12:01 Policia ndalon përfaqësuesit e Partisë Komuniste Shqiptare që të bëhen pjesë e ceremonisë përkujtimore të 5 Majit. Grupi i përfaqësuesve është ndaluar që të hyjë në “Varrezat e Dëshmorëve”, për të bërë homazhe ndaj të rënëve. Një grup përfaqësuesish nga kjo parti iu drejtuan sot varrezave “Dëshmorët e Kombit” për të zhvilluar homazhe, por u ndaluan nga policia. Duke reaguar ndaj kësaj situate të krijuar, komunistët akuzojnë politikanët shqiptarë se “bëjnë homazhe për vota”. “Po na ndalojnë të bëjmë homazhe. Këta janë neonazistë, bëjnë homazhe për vota”, reaguan përfaqësuesit e PKSH-së. Nga burimet policore bëhet me dije se përfaqësuesit e PKSH-së u ndaluan nga Garda e Republikës, pasi nuk janë në protokoll. Kryetari i PKSH-së, Qemal Ficollari në një deklaratë për mediat theksoi se, kjo parti është faktori kryesor në Ditën e Dëshmorëve. “PKSH është faktor kryesor në këtë ditë. Enver Hoxha mbetet komandanti i përgjithshëm i LANÇ. Policia na ka ndaluar, por ne kemi të drejtë të përkujtojmë këtë ditë”, deklaroi Ficollari *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mustafa: Rama do të dukej të ftohej nga Osmani që krahas ShBA-së të jetë pjesë e bisedimeve me Serbinë (VIDEO) 26 minuta më parë
Kosova Raci: Serbia s’është e interesuar për Asociacion, por për një Donbas të ri (VIDEO) 39 minuta më parë