Komuna shqipton vërejtje me shkrim për mësimdhënësin e Prizrenit NULL NULL 28.10.2019 16:46 28.10.2019 16:46 Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prizrenit ka marrë masën disiplinore “Vërejtje me shkrim” ndaj mësimdhënësit, Selver Shantir, i cili ditë më parë kishte publikuar një fotografi në “Facebook” me disa nxënës të shkollës fillore “Motrat Qiriazi”, duke bërë përshëndetje ushtarake para një flamuri turk. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i Komunës së Prizrenit Lis Dorambari. “DKA-ja për mësuesin në fjalë, Selver Shantir, i cili është mësimdhënës në SHFMU “Motrat Qiriazi” në Prizren pas shkeljeve të gjetura që bien ndesh me Ligjin e Punës dhe Kontratën e Punës me 28 tetor, ka shqiptuar masë disiplinore ‘vërejtje me shkrim’, që i është vendosur në dosje personale“, ka bërë të ditur Dorambari. Rasti i mësimdhënësit Shantir kishte nxitur reagime në vend javën e kaluar, ku pas kësaj drejtoria e Arsimit në Prizren dhe Inspektorati menjëherë kishin vizituar këtë shkollë për të marrë sqarime. Nxënës nga Prizreni u fotografuan me flamurin turk – reagon KMDLNJ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë