Komuna ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

Komuna ndalon punimet në rrugën te Manastiri i Deçanit

1 muaj më parë

Komuna i ka ndaluar punimet që janë duke u zhvilluar në rrugën pranë Manastirit të Deçanit.

Klan Kosova mëson se punimet në këtë rrugë janë ndërprerë sot gjatë ditës, por ende nuk dihet arsyeja për këtë gjë.

Kujtojmë se sot presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Manastiri i Deçanit po rrezikohet nga punët e paligjshme që po kryhen në rrugë.

Ai ka theksuar se në mbledhjen tjetër në Bruksel, Serbia do të kërkojë nga përfaqësuesit nga Prishtina që t’i ndërpresin urgjentisht punimet në zonën e mbrojtur të manastirit.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Vuçiq: Do kërkojmë ndalimin e përhershëm të punimeve në zonën e Deçanit

klankosova.tv