15:00, 6 Gusht 2015

Nismës së kryetarit të Komunës së Gjilanit për të grumbulluar fonde humanitare “Pak nga ne, shumë për ata”, iu është bashkuar organizata bamirëse, “Sali Çeku” dhe klubi kulturor “Muharrem Bekteshi” në Ollten të Zvicrës, dhe së bashku kanë arritur të grumbullojnë 15,000 euro për ndërtimin e shtëpisë për veteranin e luftës, Xhevdet Qahili, i cili jeton në fshatin Zhegër, bën të ditur zyra për media e komunës.

Kryetari i shoqatës “Sali Çeku”, Saim Tahiraj dhe bashkëpunëtori i tij Bekë Osmani, kanë vizituar familjen Qahili dhe ua kanë kumtuar lajmin se aty do t’u ndërtohet shtëpia.

Ndërsa kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur falënderues për shoqatat që iu janë bashkuar donatorëve që kanë dhënë kontributin e tyre për familjet në nevojë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë