Lajmet e fundit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Mitrovicën e Jugut ka dhënë arsyetimin rreth vendimit për anulimin e vendimit për realizimin e ekskursionit të maturantëve të Shkollës së Mesme të Lartë “Xheladin Deda”.
Sipas vendimit të datës 8 shtator, të nënshkruar nga drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Shefki Begu, vendimi për organizimin e ekskursionit të nxënësve maturantë të kësaj shkolle është anuluar, transmeton Klankosova.tv.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se anulimi bëhet me qëllim të “rikthimit të rregullsisë ligjore dhe zbatimit në përputhje të plotë” me Udhëzimin Administrativ për Aktivitetet Jashtëshkollore.
Drejtoria Komunale e Arsimit ka bërë të ditur gjithashtu se do të kërkojë përsëritjen e konkursit për realizimin e ekskursionit të maturantëve, në ditët në vijim, në bashkëpunim me SHMLM “Xheladin Deda”.
