Komuna e Tetovës s’ndjehet përgjegjëse për vërshimet NULL NULL 09/08/2015 09/08/2015 Komuna e Tetovës thotë se nuk ka asnjë përgjegjësi për përmbytjet që ndodhën, madje thekson se kanë punuar në mënyrë të rregullt për pastrimin e shtratit të lumit, transmeton AlsatM. Pas publikimit edhe të letrës me rekomandimet e Qendrës për Menaxhimin e Krizat, nga një takim që në vitin 2012, komuna e Tetovës thotë se përmbytja nuk erdhi nga lumi. Por, në rekomandime nuk ishte vetëm lumi, por edhe i çdo përroi dhe kanali kullues që derdhet në lum, si dhe komunikimi institucional mes ndërmarrjeve, komunës dhe qendrës për menaxhimin e krizave. “Ne kemi bë në mënyrë të rregullt pastrimin e shtretërve të lumenjve dhe qeveria gjithnjë ka ndarë mjete në këtë drejtim dhe ka plot dokumente që tregojnë që kemi bërë një gjë të tillë, por megjithatë kjo është një fatkeqësi elementare e cila ka ndodhur pikërisht në pjesën në të cilat as që ka pasur shtretër lumenjsh”. Lum nuk ka në Shipkovicë, lum nuk ka në Reçicë të vogël, ndërsa Lumi i Tetovës po të vërshonte, ne do të bënim biseda të tjera dhe përmasat humanitare do ishin krejtësisht ndryshe”, deklaroi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës. Shkrimi i plotë në AlsatM.
Kosova Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 25 minuta më parë