Komuna e Suharekës përfshin idetë e qytetarëve në ndarjen e buxhetit (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Suharekës përfshin idetë e qytetarëve në ndarjen e buxhetit (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 20.05.2023 20:36

Qytetari propozon, komuna aprovon. Ky është pikësynimi i ri i pushtetit lokal në Suharekë në ndarjen e buxhetit për projekte kapitale në fshatra e qytete.

“Kallxoj komunës” është nisma që tashti është në fazën e parë, në të cilën banorët japin ide për projektet e nevojshme, e më pas të njëjtat hidhen edhe në votim, raporton Klan Kosova.

“Tubimin e parë e mbajmë iu tregojmë, ata do t’i propozojnë projektet, pas 10 dite shkojmë prapë, ata votojnë pastaj si vendosin qytetarët i fusim në buxhet edhe realizohen ato projekte vitin e ardhshëm”, tha Bali Muharremaj, kryetar i Suharekës.

E kësaj here për projekte nuk vendosin vetëm burrat. Qëllimi i këtij projekti është që edhe gjinia femërore të përfshihet në propozime e ide.

Ky projekt është kontratë sociale me USAID-in, prej ku komunarët marrin këshilla se si të veprohet tutje. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS