13:32, 24 Qershor 2019

Komuna e Prishtinës, gjegjësisht Drejtoria e Inspekcionit ka rrënuar sot objektin e dytë pa leje.

Bëhet fjalë për katin e fundit të një objekti që ndodhet në rrethrrotullimin në Çagllavicë.

Aty kishte dal edhe i pari i Ispekcionit, Adonis Tahiri, i cili ka bërë të ditur se me këtë rast vetëm sa është ekzekutuar vendimi për rrënim, pasi që investitori ka tejkaluar kohën kur është dashur që ta rrënojë katin që është ndërtuar pa leje në këtë objekt.

Ai tha se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore me rastin e rrënimit, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë