Lajmet e fundit

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se, për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në kryeqytet.
Përmes një njoftimi, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të planifikojnë lëvizjet e tyre duke marrë parasysh vonesat e mundshme në transport, transmeton Klankosova.tv.
“Për shkak të protestave të paralajmëruara për sot, mund të ketë vonesa në qarkullimin e transportit publik urban në Kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.