Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Prishtinës mbulon shpenzimet e funeraleve

NULL NULL
30.04.2015 15:04

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë vendim që të gjithë qytetarëve të Komunës së Prishtinës të iu paguhen shpenzimet e funeralit deri në shumën prej 171 euro. Me këtë vendim përcaktohet se këtë të drejtë mund ta shfrytëzojnë familjarët e ngushtë të personave që kanë ndërruar jetë.

 

Të gjithë personat e interesuar për shfrytëzimin e kësaj të drejte nuk duhet ta kalojnë periudhën kohore prej 30 ditëve duke llogaritur nga data e vdekjes së personit.
Gjithashtu, familjarët e ngushtë duhet të kenë me vete edhe ekstraktin e lindjes dhe çertifikatën e vdekjes të personit që ka ndërruar jetë, një dokument identifikimi dhe numrin e xhirollogarisë bankare.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.