Komuna e Prishtinës i liron gastronomët nga pagesa e hapësirave për terrasa për tre muajt e fundit NULL NULL 29/06/2022 29/06/2022 Kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka marrë vendim që t’i lirojë gastronomët për tre muaj e fundit nga pagesa e shfrytëzimit të hapësirave publike. Lirimi do të bëhet për muajt prill maj dhe qershor. Komuna e Prishtinës i fton ata që të aplikojnë për leje të shfrytëzimit. “Me vendim të Kryetarit, z. Perparim Rama, bizneset hoteliere dhe gastronome janë liruar nga obligimi ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike të kryeqytetit për tremujorin e fundit (prill, maj, qershor). U bëjmë thirrje që për tremujorin e ardhshëm (korrik, gusht, shtator), i cili shënon edhe fillimin e pjesës së dytë të sezonës verore, të aplikoni për leje shfrytëzimi në Komunën e Prishtinës, përkatësisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.
Lajme Departamenti i Shtetit: Suksesi i dialogut të Brukselit është prioritet absolut i SHBA-së 5 minuta më parë
Lajme Bilkis Bano: Dhimbja që ndjej kur i shoh përdhunuesit e mi duke u liruar nga burgu 16 minuta më parë