Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro për secilin të infektuar me COVID-19, nga 100 për pensionistët

Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro për secilin të infektuar me COVID-19, nga 100 për pensionistët

NULL NULL
5 ditë më parë

Komuna e Prishtinës javën e ardhshme do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën pritet të merret vendim për ndarjen e mjeteve financiare për qytetarët e prekur nga koronavirusi.

Kjo është cekur nga kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i cili është shprehur: “50 euro për shpenzime shëndetësore për çdo të infektuar, 100 për pensionistë”.

“Deri në fund të vitit do të vazhdojmë edhe me grupe tjera. Çdo gjë që kemi në lehtësim të situatës për Prishtinasit”, ka shtuar ai.

Ndërkaq mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme e ka paralajmëruar asambleista Fiknete Bejta.

Qëndrimin e Ahmetit mund ta lexoni: KËTU!