Komuna e Podujevës nënshkruan marrëveshje me KBI për mbulimin e shpenzimeve të varrimit NULL NULL 02.02.2023 10:21 02.02.2023 10:21 Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë Mensur Hoti, për mbulimin e shpenzimeve për shërbimet e varrimit të qytetarëve të Podujevës nga ana e komunës. Në bazë të marrëveshjes përfshihen shërbimet; transporti i kufomës, fletë-lajmërimet (afishet), dërrasat, piramidën, pastrimin e kufomës, mbulesën e kufomës dhe qefinin, thuhet në njoftimin e komunës, transmeton klankosova.tv. Marrëveshja është lidhur për periudhën prej 1 janar 2023 deri më 31 dhjetor 2024. Bulliqi dhe kryetari i KBI-së Hoti u dakorduan që bashkëpunimin e mirë mes komunës dhe KBI-së ta vazhdojnë dhe ta thellojnë në interes të të gjjthë qytetarëve padallim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 22 minuta më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 28 minuta më parë