Komuna e Ohrit tërhiqet për kishën NULL NULL 27.04.2015 17:26 27.04.2015 17:26 Banorët e kësaj pjese të Ohrit theksuan se ndërtimi i këtij objekti në një lagje ku besimtarët e kësaj feje mungojnë, bien në kundërshtim me tolerancën fetare Pas reagimit të fuqishëm të qytetarëve shqiptar dhe mysliman të Ohrit, Myftinisë së këtij qyteti dhe sidomos këshilltarit në Këshillin Komunal, Kujtim Useini, Komuna e Ohrit është tërhequr nga propozim plani-urbanistik, i cili parashikonte ndërtimin e një kishe në një lagje të këtij qyteti me shumicë dërrmuese të konfesionit islam. Këshilltari Kujtim Useini konfirmon për gazetën KOHA se tashmë Komuna e Ohrit është tërhequr nga ky propozim dhe këtë lajm përfaqësuesit e qytetarëve e kanë marrë gjatë një takimi nga vet kryetari i Komunës, Nikolla Bakçarevski. Sipas Useinit, kryetari i Komunës u ka dhënë garancë se në atë parcelë nuk do të planifikohet të ndërtohet objekt kulti dhe propozimi si i tillë do të tërhiqet nga propozim-plani detal urbanistik për këtë pjesë të Ohrit. “Ky vendim është më se i drejtë dhe nga kryetari morëm informatën se ai nuk ka qenë i informuar për këtë propozim plan-urbanistik dhe me t’u informuar të njëjtin e ka tërhequr”, përfundon ai. Deri te gazeta KOHA para një jave një grup qytetarësh të Ohrit kanë përcjellë shqetësimin se në një lagje të këtij qyteti e banuar në pjesën dërmuese me shqiptar është planifikuar të ndërtohet një objekt kulti i fesë ortodokse në vendin e quajtur “Tumba” te rruga “Zhelezniçka”. Banorët e kësaj pjese të Ohrit theksuan se ndërtimi i këtij objekti në një lagje ku besimtarët e kësaj feje mungojnë, bien në kundërshtim me tolerancën fetare dhe mund të konsiderohet si një provokim i radhës që i bëhet pakicës shqiptare dhe myslimane të këtij qyteti. Këshilltari i vetëm shqiptarë në Këshillin komunal të Ohrit, Kujtim Useini, konfirmoi se në propozim ndryshimin e ri të planit gjeneral urbanistik për këtë lagje në vendin e quajtur “Tumba” është parashikuar të ndërtohet një kishë. Useini informon se për këtë çështje është në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Komunës së Ohrit që ky plan të mos miratohet, sepse do të hasi në kundërshtimin e hapur të banorëve të kësaj pjese të Ohrit. Për Useinin edhe ky hap në rast se do të miratohet mund të konsiderohet si vazhdimësi e politikave asimiluese, të cilat qëllimin final e kanë shpërnguljen edhe të atyre pak shqiptarëve nga Ohri. Dikur Ohri ishte qytet i rëndësishëm për shqiptarët, si për nga prezenca ashtu edhe për ndikimin e madh të banorëve të tij për kauzën shqiptare. Madje, në momente të caktuara të Rilindjes kombëtare në shekullin XIX, Ohri nga patriotët shqiptarë propagandohej edhe si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur nga Perandoria osmane. Por, sot pas njëqind vitesh gjërat kanë ndryshuar shumë. Tashmë edhe prezenca shqiptare këtu është simbolike dhe e papërfillshme dhe padyshim shpërnguljet në drejtim të Turqisë dhe migrimet më të vonshme drejt Evropës dhe Amerikës kanë bërë të vetën në boshatisjen e këtij qyteti. Qyteti i cili në mesjetë qeverisej nga familja fisnike shqiptare Gropa, qyteti nga ku kanë dalë luftëtarët e mëdhenj të pavarësisë shqiptare si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura të tjera, sipas regjistrimit të fundit të vitit 2002 numëron rreth 3600 banorë shqiptarë ose rreth 6% të numrit të përgjithshëm të banorëve të Komunës së Ohrit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Avokati i qytetarit që u rrah nga polici: Gjendjen e ka të rëndë, ka pësuar fraktura 16/06/2025
Kosova “Edhe kuzhinierët na kanë rrahë”, si u torturuan shqiptarët në Masakrën e Dubravës? (VIDEO) 16/06/2025
Lajme Irani i drejtohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së: Izraeli po kërcënon sigurinë globale 16/06/2025