Komuna e Mitrovicës njofton për fshirjen e borxheve të veriut në taksat komunale NULL NULL 10.04.2018 14:54 10.04.2018 14:54 Bordi i Drejtorëve stë Komunës së Mitrovicës sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Fillimisht në këtë mbledhje drejtori për Financa, Shukri Gashi, ka njoftuar ekzekutivin lidhur me vendimin për fshirjen e borxheve në sistemin e taksave komunale për pjesën veriore, po ashtu drejtori Gashi ka kërkuar nga drejtorët që të caktojnë prioritetet e pagesave për drejtoritë tyre. Gashi, njëkohësisht njoftoi ekzekutivin se falë punës dhe bashkëpunimit të mirë inkasimi i tatimit në pronë është rritur për 40%. Në anën tjetër drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Musa Dragaj, edhe në këtë mbledhje ka trajtuar çështjen e sanimit të dëmeve tek varrezat e dëshmoreve. Me këtë rast ekzekutivi u dakordua që të ndiqen procedurat e rregullta të tenderimit, që për hir të familjarëve dhe qytetarëve të komunës sonë, sa më shpejtë të sanohen dëmet tek varrezat e dëshmorëve. Ndërsa nga Drejtori i Mjedisit, Asllan Isufi, është njoftuar që nga nesër në tërë qytetin e Mitrovicës do të filloj vendosja e kontejnerëve të rinj, ndërsa të premten do të këtë edhe një ceremoni ku të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të Gizit, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë