Komuna e Malishevës: MASHT-nuk e siguroi inventarin për shkollat e reja - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e Malishevës: MASHT-nuk e siguroi inventarin për shkollat e reja

NULL NULL
10/08/2015

Komuna e Malishevës përmes një kumtese për media e ka akuzuar  Ministrinë  e Arsimit se  edhe pse në prag të fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016  kjo e fundit ende nuk ka siguruar inventarin për objektet e reja shkollore në këtë komunë.

Këtë problem, sot e ka paraqitur, drejtori komunal për arsim dhe edukim, Blerim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve.

Po ashtu, ai , ka adresuar kritika edhe për Agjencionin për Arsim Profesional, i cili sipas tij në mënyrë të njëanshme e ka shpallur konkursin për pranimin e kuadrit mësimdhënës në Qendrën e Kompetencës në Malishevë,gjë për të cilën tha se Komuna e Malishevës, është tërhequr nga marrëveshja për menaxhimin e kësaj qendre nga ana e agjencionit, transmeton Klan Kosova.