Komuna e Fushë Kosovës pastron mbeturinat inerte në Bresje (FOTO) NULL NULL 06.08.2020 16:06 06.08.2020 16:06 Komuna e Fushë Kosovës me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook ka njoftuar se ka larguar mbeturinat inerte në Bresje. Sipas njoftimit të lëshuar, komuna bën të ditur se pavarësisht largimit të mbeturinave edhe më parë nga ky vend, prapë ka pasur hedhje dhe grumbullim të tyre, transmeton Klan Kosova. Postimi i plotë: Largohen mbeturinat inerte në Bresje Ekipet mobile të Shërbimeve Publike kanë eliminuar një pikë grumbullimi të mbeturinave të shumta në Bresje, të cilat janë hedhur nga qytetarët dhe nga disa kompani ndërtimore. Në vend që të përdorin kontejnerët e vendosur për mbeturina, ata po i hedhin ato pa ndonjë kontroll duke ndotur ambientin, por edhe duke krijuar mundësi të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Kjo pikë grumbullimi në Bresje edhe pse është mënjanuar disa herë, prapë po keqpërdoret. Kërkojmë nga qytetarët dhe nga kompanitë ndërtimore që të jenë të vëmendshëm për rrezikun dhe pasojat që mund të shkaktojnë, sidomos tani kur po përballemi edhe me pandeminë COVID-19! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 2 orë më parë