Komuna e Fushë Kosovës ndan mirënjohje për pjesëtarët e FSK-së pas aksionit humanitar në Turqi NULL NULL 23.02.2023 14:29 23.02.2023 14:29 Kryetari i komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, ka ndarë mirënjohje për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës që morën pjesë në aksionin humanitar pas tërmeteve në Turqi. Berisha i përgëzoi pjesëtarët e FSK-së dhe u ndau mirënjohje teksa shtoi se puna e tyre pasqyron vlerat humane dhe se u është përherë mirënjohës për punën e përmbyllur me sukses me misionin fisnik në shpëtimin e jetëve nga tragjedia në Turqi, njofton Klankosova.tv. Pjesëtarët e FSK-së nga kjo komunë ishin: Adonis Krasniqi, Arlind Mjeku, Berat Xhigoli, Ekrem Tërnava, Faton Krasniqi, Qendrim Berisha dhe Valdrin Kelmendi. Ditë më parë Klan Kosova ka intervistuar familjarët e katër prej pjesëtarëve teksa ishin në Turqi. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months