12:37, 11 Janar 2019

Në Ferizaj një person ka vrarë një rrëqebull me armën e tij dhe më pas fotografinë e ka publikuar në rrjetet sociale.

Kjo kafshë është e mbrojtur me ligj dhe haset në një numër shumë të ulët në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Këtë akt Komuna e Ferizajit e dënon, rastin po ashtu e ka denoncuar në Policinë e Kosovës.

“Komuna e Ferizajt, përkatësisht, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë, përmes Shoqatës së Gjuetarëve “Shqiponja” me të marr informacionin nga terreni, ka denoncuar në Policinë e Kosovës rastin e vrasjes së rrëqebullit – kafshë e mbrojtur me ligj në Kosovë, përkatësisht specie e rrezikuar dhe e hasur në numër shumë të ulët për shkakun e ndikimit negativ të faktorit njeri dhe shkatërrimit të habitatit të tij”, shkruhet në komunikatën e publikuar nga Komuna e Ferizajit.

Më tej kjo komunë deklaron se pret verdiktin e gjykatës përkitazi për këtë rast, duke besuar se gjyqësori do të jap shembullin e duhur në mbrojtje të faunës dhe që raste të tilla të mos përsëriten më.

“Autoritetet komunale falënderojnë Shoqatën e Gjuetarëve “Shqiponja” për angazhimin dhe bashkëpunimin, Policinë e Kosovës për korrektësinë e ndërveprimit si dhe gjithë akterët tjerë që në mënyrë konsistente ndërveprojnë që qytetarëve ferizajas t’i ofrohet një ambient i qetë dhe i sigurt”, shkruhet më tej në komunikatën e publikuar nga kjo komunë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë