Komuna e “Amaneti” u japin familjeve në nevojë lopë e koshere bletësh (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komuna e “Amaneti” u japin familjeve në nevojë lopë e koshere bletësh (VIDEO)

NULL NULL
nga Valdrin Ibishi 28.01.2023 20:05

Për familjet me kushte jetese jo të mira, Komuna e Prishtinës bashkë me shoqatën bamirëse “Amaneti” do të dhurojnë kafshë, bletë e mjete bujqësore.

Thirrjen për aplikim e shfaqën në tabelën e njoftimeve brenda hapësirave të brendshme të këtij institucioni, raporton “Ju Flet Prishtina”.

Afati për të gjithë ata që duan të përfitojnë nga ndihma e shoqatës dhe komunës është 30 ditë që nga dita e shpalljes.

Për të marrë lopën, makinën bujqësore apo kosheret me bletë janë vendosur shtatë kritere të cilat përfituesit e mundshëm duhet të i plotësojnë.

Mirëpo, edhe pasi gjitha këto të përmbushën, do të jetë një komision i cili do të dalë në terren e do të merret me secilin prej tyre.

Në gjithë këtë, shoqata “Amaneti” kontribuoi me 15 mijë euro, e Komuna e Prishtinës me 3 mijë të tjera. /Klankosova.tv