16:00, 22 Dhjetor 2015

Potencialisht, ju mund të merrni e të jepni shumë komplimente. Komplimentet janë shprehje e admirimit dhe lavdërimit.

Shumë shpesh, komplimentet orientohen rreth aparencës së dikujt, trupit, rrobave, flokëve grimit dhe stilit. Ju mund ta komplimentoni një koleg mashkull për setin e ri të rrobave apo një femër për aromën e parfumit të saj. Dhe përderisa njerëzit i marrin komplimentet, egoja e tyre dhe vetëbesimi sa shkojnë e rriten.

Të marrësh një kompliment që thuhet me sinqeritet, të bën të ndjehet shumë mirë. Kjo e demonstron se personi tjetër i vlerëson shumë idetë dhe kualitetet e tua.

Por janë disa komplimente të cilat s’kanë të bëjnë asgjë as me dukjen tuaj e as me aromën e parfumit që mbani. Ato kanë të bëjnë me personalitetin tuaj dhe janë me shumë më vlerë.

“Ju jeni shumë special”

“I bëni gjithmonë njerëzit të qeshin”

“Jeni gjithmonë i gatshëm për mua”

“Jeni shumë pozitiv dhe gjithmonë e shihni anën e mirë të gjërave”

“Jeni prind i mrekullueshëm”

“E keni zemrën e artë”

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë