Kompleksi përkujtimor i Familjes Jashari rrezikon të shembet (VIDEO) NULL NULL 24.02.2020 20:39 24.02.2020 20:39 Qarja e mureve vetëm po zgjatet e po thellohet. Kjo gjendje është në të gjitha muret e kullës së familjes Jashari në Prekaz, të cilat po i vërejnë edhe vizitorët. Për restaurimin e kompleksit memorial “Adem Jashari” qeveria vitin e kaluar pati themeluar një komitet ndërministror. Por, nuk është se kryen ndonjë punë. Bislim Zogaj tha se qeveria e kaluar u ka premtuar nga 16 deri në 20 milionë euro buxhet, aq sa ka kërkuar ky komitet. Njëri ndër anëtarët e këtij komiteti, është edhe anëtari i familjes Jashari si dhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari. Ai ankohet se askush nuk po kujdeset për memorialin. Kronikë nga Abrëreshë Fazliu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 2 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë