Kompensimet e gjyqësorit: Shteti humb qindra mijëra euro në vit (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 06.05.2023 20:42 nga Qendresa Tershana 06.05.2023 20:42 Paratë që po ia kërkon shteti që një vjet, nuk ka shpresë që do t’i marr shpejt. Për qëndrimin në burg pa faj, Gazmend Laknes, lënda i ka mbetur në Gjykatës e Apelit pasi ankesës së tij për vendimin që të kompensohet veç me shumë se 100 mijë euro. Si ky, në listën e refuzim të vendimit kompensim janë edhe të 23 persona. Shifra e parave të refuzuara sipas të dhënave të Këshillit Gjyqesor të Kosovës është 148 mijë e 380 euro. E, e shkurtë nuk është as lista e qytetarëve që janë në pritje që të marrin paratë për padrejtësinë që besojnë që iu bë. Kësaj liste të vitit të kaluar mund t’i shtohet edhe një emër i ri. I fundit që paralajmëroi të kërkoi para për qëndrim në burg, sipas vendimit të Supremes, është Naser Pajazitaj. Këtë punë tashmë e kanë përfunduar 104 qytetarë që në total do të marrin nga kuleta e shteti 251 mijë euro. Pak më shumë se kaq morën 7 qytetarë nga buxheti i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me vendim gjyqësor. Kjo listë mbase do të ishte më e gjatë nëse do të aprovoheshin kërkesa e mëdha që kanë qytetarët për kompensim. Sipas këshilltarit ligjor, Anton Ndrecaj, kërkesa e qytetarëve për kompensim është e madhe, kohët e fundit. E më së shumti para po thuhet se marrin paditë civile. Sipas Ndrecaj, qytetarët me patjetër duhet të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për kompensim ashtu si edhe gjyqtarët të ushtrojnë detyrën e tyre më përgjegjësi për dënim që shqiptojnë. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023