Kompanitë kineze interesohen për Trepçën NULL NULL 01/06/2015 01/06/2015 Një delegacion i kompanisë kineze “Citic Heavy Industries co.,LTD”, i shoqëruar nga kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, janë takuar sot me menaxhmentin e minierës “Trepça”, ku kanë biseduar për mundësit e investimeve në këtë minierë. Kryetari i Unionit të bizneseve shqiptare në botë, Elmi Berisha, tha se unioni para një jave ka mbajtur kuvendin e 2-të. Sipas tij të gjitha kompanitë e unionit do të aplikojnë për investime dhe do të lobojnë tek donatorët e tjerë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. “Jam këtu me përfaqësuesit e dy kompanive kineze nga fusha e minierave dhe mineraleve dhe dy partner të mi biznesmenë irlandez. Në Mitrovicë kam ardhur sepse e njoh kryetarin Bahtiri dhe e kam mik të mirë, prandaj erdha që të bisedojmë dhe të shqyrtojmë mundësit, nëse mund të bëjmë diçka për Trepçën dhe Mitrovicën menjëherë”, tha Berisha. Menaxheri i Ndërmarrjes Publike “Trepça”, Ahmet Tmava, tha se Trepça ka çka tu ofroj biznesmenëve të huaj, sepse ka resurse të mëdha, sidomos minierat ku mungon mundësia e revalorizimit të resurseve për shkak se Trepça është kompani nën menaxhimin e AKP-së. Mysafirët nga jashtë me këtë rast shprehen interesimin e tyre për kushtet e investimeve në Kosovë, ndërsa më vonë ata vizituan muzeun e kristaleve në Stan Tërg ku mbeten të mahnitur me kristalet e Trepçës.
Kosova Detaje rreth shembjes te Kërrshi i Dudës në rrugën Mitrovicë-Leposaviq (FOTO) 12 minuta më parë
Kosova Lushaku - Sadriu, Muratit: Ministria e Financave ka realizuar vetëm 1 për qind të investimeve kapitale 15 minuta më parë