Kompania “S//Sprint” problem me rrymën, rrezikon të falimentojë (VIDEO) NULL NULL nga Kiks Kosova 14.03.2023 22:45 nga Kiks Kosova 14.03.2023 22:45 Rreth 50 gra u detyruan të shkojnë në shtëpi, pasi që reparti në të cilin punonin u mbyll. Fajin për këtë pronari i kompanisë vendore për prodhimin e veshjeve sportive, “S//Sprint”, Sami Sopa, ia lë KEDS-it. Përveç humbjes së punëtorëve, ky defekt Sopa thotë se po i ndikon edhe në humbjen e mijëra eurove, njofton Klan Kosova. Sopa pohon se ka provuar që të gjejë një zgjidhje me KEDS-in, por që kërkesa e tij është refuzuar. Mirëpo, KEDS ka një version tjetër për këtë rast. Sipas tyre, arsyeja se pse u vendos limiti i ri është sepse kompania kishte tejkaluar limitin për të cilin kishte pëlqimin elektroenergjetik. Kur Sopa bëri kërkesën për rritjen e kapacitetit, Rashiti thotë se KEDS-i ia ofroi dy opsione. Mirëpo, asnjëri opsion nuk u realizua dhe problemi vazhdoi, sipas KEDS-it, për shkakun e vetë kompanisë. Pavarësisht se “S//Sprint” është prodhues vendor dhe ndërmarrje shoqërore, Rashiti thotë se nuk do të bëjnë asnjë përjashtim që do të përbënte diskriminim ndaj konsumatorëve të tjerë. Nëse problemit me rrymë nuk i gjendet asnjë zgjidhje, kompania “S//Sprint” rrezikon të falimentojë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 12/02/2023