Kompania “Pastrimi” fillon largimin e mbeturinave NULL NULL 26.04.2019 16:29 26.04.2019 16:29 Kompania “Pastrimi”, me anë të një komunikate bënë të ditur se llogaritë bankare te cilat kanë qenë te bllokuara qe një jave tanimë janë zhbllokuar dhe shërbimi i mbeturinave do te kryhet si zakonisht, pasi që tani kemi qasje ne xhirollogaritë tona. Kjo kompani thotë se i njofton qytetarët që do të mundohen që një gjë e tillë nuk do të përsëritet, pasi thonë se ata do të shikojnë mundësinë e riprogramimit të borxhit me Kompaninë për Menaxhim të Deponive të Kosovës, KMDK-në. “Kompania “Pastrimi”, falënderon gjithë qytetarët që na mirëkuptuan gjatë këtyre ditëve, ndërsa ne si kompani do të mundohemi me gjitha kapacitetet tona t’u ofrojmë shërbim sa me të mirë”, thuhet në këtë komunikatë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 4 minuta më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 58 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë