Kompania e automjeteve elektrike në bisedim me qeverinë britanike NULL NULL 01.08.2021 15:24 01.08.2021 15:24 Kompania e automjeteve elektrike ‘’Rivian Automotive’’ e mbështetura nga Amazon.com është në bisedime me ministrat britanik për ndërtimin e një fabrike në Mbretërinë e Bashkuar që mund të përfshijë një paketë të madhe mbështetëse shtetërore, raportoi Sky News të shtunën. Kompania, e cila gjithashtu mbështetet nga ‘’Ford Motor Co’’, ka qenë në negociata me qeverinë britanike për javë të tëra në lidhje me ndërtimin e një fabrike pranë Bristol. Bisedimet nuk janë ende në një fazë të avancuar, por çdo vendim investimi ka të ngjarë të ketë vlerë mbi 1.1 miliardë euro, tha raporti, duke cituar burime. Departamenti për Biznes, Energji dhe Strategji Industriale (BEIS) nuk pranoi të komentojë mbi “investimet individuale”, përcjell Klankosova.tv. Në një deklaratë me email për Reuters, BEIS tha: “Ndërsa ne jemi duke punuar për të tërhequr investime të brendshme në MB për të përshpejtuar rritjen e industrive të reja, ne nuk mund të komentojmë spekulimet për investimet individuale”. ‘’Rivian’’, i parë si një rival potencial i Tesles, tha këtë muaj se pret që të fillojë dërgesat e para të kamionit të tij “R1T” në shtator dhe SUV-it të tij “R1S” në vjeshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.