Kompania britanike do shkurtojë 55 mijë vende pune për t’i zëvendësuar me inteligjencë artificiale NULL NULL 18.05.2023 18:59 18.05.2023 18:59 Kompania britanike e telekomunikacionit, BT, deklaroi se do të eliminojë mes 40,000 dhe 55,000 vende pune deri në vitin 2030, me deri në 20% do t’i zëvendësojë nga inteligjenca artificiale. Pushimet nga puna, të cilat pritet të prekin kryesisht punonjësit e shërbimit ndaj klientit dhe kontraktorët, do të ndodhin gradualisht midis viteve 2028 dhe 2030, duke arritur deri në 42% të fuqisë punëtore të kompanisë. Sindikata e Komunikimeve dhe Punëtorëve, e cila përfaqëson punëtorët në industrinë e telekomunikacionit, i bëri thirrje kompanisë që të mbajë sa më shumë vende pune. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Klan Kosova transmeton faljen e Fitër Bajramit nga xhamia “Haxhi Ibrahim Devolli” (VIDEO) 21/04/2023