Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komoni: 137 është numri fitues për Kosovën!

NULL NULL
11.01.2025 19:27

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lok Komoni, është takuar me bashkëqytetarë të cilët i ka falënderuar për mbështetjen në këtë rrugëtim të ri për të.

Krahas bashkëqytetarëve, Komoni ka falënderuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, si dhe gjeneralin Daut Haradinaj, për besimin e dhënë.

Përmes një video-incizimi të postuar në rrjete sociale, Komoni tha se numri i fitores është ai që bartë lista e AAK-së, 137.

“Si kandidati juaj me numrin 51, zotohem të jem zëri i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të sigurt”, deklaroi ai.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë,

137 është numri fitues për Kosovën! Falënderoj kryetarin Ramush Haradinaj, gjeneralin Daut Haradinaj dhe të gjithë AAK-në për besimin e dhënë. Si kandidati juaj me numrin 51, zotohem të jem zëri i çdo qytetari që beson në një Kosovë më të sigurtë.

Së bashku, më 9 shkurt, sjellim fitoren që e meriton Kosova!

Me respekt,

Hamdi Komoni, Loki

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.