Komiteti për shëndetësi u njoftua për gjendjen e shëndetësisë në Malishevë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komiteti për shëndetësi u njoftua për gjendjen e shëndetësisë në Malishevë

NULL NULL
17.03.2023 15:43
malisheva

Komiteti për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe Persona me Aftësi të Kufizuara, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, sot është takuar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, me qëllim të informimit për rrjedhat aktuale në shëndetësi, në territorin e Komunës së Malishevës.

“Drejtori i DSHMS, Hajdin Berisha, i ka njoftuar anëtarët e këtij komiteti për rrjedhat e përgjithshme në shëndetësinë në kwtw komunw, duke filluar me ofrimin e shërbimeve shëndetësore në QKMNF dhe punktet tjera shëndetësore, pastaj menaxhimin e situatës me COVID-19, pasi vendi ynë ende zyrtarisht në situatë emergjente shëndetësore, si dhe me përgatitjet për menaxhimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK) dhe përgatitjet për dezinsektimin selektiv të zonave endemike”, thuhet nw kumteswn pwr media.

Po ashtu bwhet e ditur se Berisha gjithashtu i ka njoftuar anëtarët e komitetit edhe për rritjen e numrit të stafit shëndetësor, për mjekë dhe infermierë, që pritet shpejtë të realizohet.