Komisioni pranon në takim veteranët protestues (Foto) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisioni pranon në takim veteranët protestues (Foto)

NULL NULL
30.03.2015 13:24
E plotësuar: Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pranuar në takim disa prej përfaqësuesve të veteranëve.

Veteranët hyjnë brenda oborrit të Qeverisë

E plotësuar: Veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thyer kordonin e Policisë së Kosovës dhe kanë hyrë brenda oborrit të Qeverisë. Ata thanë se nuk kanë për qëllim të përleshen me policinë, por po kërkojnë të drejtat që iu takojnë.

Veteranët e luftës po protestojnë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Veteranët thyejnë kordonin e Policisë, i afrohen Qeverisë

E plotësuar: Veteranët të cilët po protestojnë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës po tentojnë t’i kalojnë rrethojat e vendosura nga Policia. Njëri nga ata ka arritur t’i kalojë rrethojat.

Ndërkohë, Telegrafi mëson se protestuesit tjerë i kanë rrëzuar rrethojat.

Veteranët e luftës po protestojnë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

unnamed (2)(10)

Veteranët e luftës protestojnë para Qeverisë

Një numër i madh i veteranëve të luftës janë mbledhur para Qeverisë së Kosovës, të cilët po protestojnë kundër zvarritjes së publikimit të listave të veteranëve të UÇK-së dhe kundër themelimit të Gjykatës Speciale.

Ata po brohorisin “UÇK, UÇK”, “Me hajna nuk ka shtet”.

Përfaqësues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së po kërkojnë që çështja e veteranëve të rregullohet me ligj.