Komisioni për Politikë Ndëshkimore, vizitë studimore në SHBA NULL NULL 11.09.2019 12:16 11.09.2019 12:16 Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, në cilësinë e kryesuesit të Komisionit për Politikë Ndëshkimore, bashkë me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni dhe anëtarët e këtij komisioni, kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyqi, gjyqtarin e Gjykatës Supreme Agim Maliqi si dhe me prokurorin e Shtetit Agron Qala, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Klan Kosova. Në ditët e para të vizitës, që ka filluar këtë të hënë, delegacioni i gjyqësorit nga Kosova, i prirë nga kryetari Peci, ka zhvilluar takime me gjyqtarë të njohur, përfshirë John Tunheim, nga Gjykata e Qarkut të Mineapolis, takim me kryeprokurorin e Minesotas, Keith Ellison, pastaj kanë marrë pjesë në seanca gjyqësore e panele diskutimi, me qëllim të përfitimit të përvojave, sa i përket politikës ndëshkimore në sistemin gjyqësor, amerikan. Takimet e radhës do të zhvillohen me udhëheqës e anëtarë të komisionit për politikë ndëshkimore të Minesota-s, përfshirë Kelly Mitchell, kryesuese e Komisionit për Politikë Ndëshkimore në Saint Paul, Minesota, pastaj me profesorët e Universitetit të Minesotës, Richard Fraze dhe Kevin Reitz, me prokurorë nga Distrikti Uashington etj.. Vizita njëjavore në Minesota të ShBA-ve, është mundësuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, në kuadër të planit të punës për implementim të Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore në Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 1 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë