Lajmet e fundit

Komisioni për Buxhet, nga ai për Vlerat e Luftës, gjatë ditës pranoi kërkesën për ndarjen e parave për një kategroi të veçantë, gjatë shqyrtimit të rishikimit të buxhetit për sivjet.
Nisma u përkrah nga Partia Demokratike e Kosovës.
Për Aleancën personat që humbën gjymtyrët kanë qënë të anashkaluar nga shteti, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës kërkoi një zgjidhje të përhershme buxhetore.
Por për ministrin e Financave Hekuran Murati, kjo gjë tashmë është e rregulluar.
Kjo nuk e mori mbështetjen pasi pesë nga antarët e pozitës votuan për e pesë të pushtetit abstenuan.
Në komision u propozua edhe ndërtimi i një kompleksi memorial për fëmijët e vrarë gjatë luftës e cila po ashtu nuk mori mbështetjen e mjaftueshme.