Komisioni për arsim ratifikon emrat e bordit të akreditimit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisioni për arsim ratifikon emrat e bordit të akreditimit

NULL NULL
13/04/2018

Komisioni për arsim në Kuvendin e Kosovës ka ratifikuar emrat e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, njofton Klan Kosova.

Shumica e deputetëve të këtij komisioni e votuan listën me emrat e anëtarëve në mënyrë që Kuvendi ta votojë më pas.

Këtë e kërkoi paraprakisht edhe ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, pasi më 19 prill do të mbahet mbledhja e ENKEA-s, e cila sipas rregullave kërkon që Kosova të ketë bord aktiv të akreditimit.

klankosova.tv