Komisioni Evropian ndan 33 milionë euro për Libanin

Komisioni Evropian ndan 33 milionë euro për Libanin

2 muaj më parë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë ditës se sotme ka folur me kryeministrin e Libanit, Hassan Diab.

Ajo i ka shprehur ngushëllime për katastrofën që ndodhi në Bejrut, ku edhe u ka ofruar mbështetje popullit libanez.

“Komisioni Evropian po mobilizohet që të ndaj 33 milion euro për nevojat e para emergjente me mbështetje të mëtutjeshme” ka shkruar Leyen në Tëitter, përcjellë Klan Kosova.