Komisioni Evropian ndalon TikTok-un në pajisjet e stafit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Komisioni Evropian ndalon TikTok-un në pajisjet e stafit

NULL NULL
23.02.2023 15:08

Komisioni Evropian ka urdhëruar punëtorët të largojnë aplikacionin e TikTok nga telefonat dhe pajisjet e punës.

KE tha se po zbaton masat për ‘të mbrojtur të dhënat dhe rritur sigurinë kibernetike’.

TikTok, në pronësi të kompanisë kineze “BydeDance” është ballafaquar me akuza se po shfrytëzon të dhënat e përdoruesve dhe po i dorëzon në qeverinë kinezë, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Por, kjo kompani insiston se vepron jo ndryshe nga mediat tjera sociale.

Drejtori për industri i BE-së, Thierry Breton tha në konferencë për media se ekzekutivi i unionit është shumë i fokusuar në sigurinë kibernetike, pa pranuar të japë tjera detaje.

Ky ndalim nënkupton se stafi i Komisionit Evropian nuk mund të përdorë TikTok në paisjet personale që kanë aplikacionet zyrtare të instaluara.

Komisioni thotë se ka të punësuar rreth punëtorë me kontratë të rregullt dhe kanë afat deri më 15 mars të fshijnë aplikacionin.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.